NGA DAFINA KOLA*

Konkurrenca e pandershme dhe një shkresë e Ministrisë së Transporteve në Shkurt të 2015-ës, po rrezikon falimentimin e autobusëve, që operojnë në Qarkun e Beratit. Bashkia e Beratit ka nxjerrë 34 autorizime me afat 1-vjeçar, për autoveturat 8+1 të cilat janë të detyruara të operojnë vetëm brenda qarkut dhe jo të dalin jashtë tij.

Ndërkohë Bashkia po ashtu ka caktuar edhe një vendqëndrim për taksitë 8+1, të cilat nuk e respektojnë këtë urdhër por lëvizin lirshëm nëpër qytet duke marrë dhe lënë  pasagjerë ku të munden.

Vetë drejtuesit e autobusëve e bëjnë publike këtë problematike, e cila sipas tyre i ka detyruar që të kthehen bosh në terminal, madje duke mos pasur edhe mundësi që të paguajnë taksat dhe tatimet, që i detyrohen shtetit. Sakaq drejtoresha e tatim-taksave në Bashkinë e Beratit, Flutura Pone mohon që këto autovetura të operojnë si të duan nëpër qark, duke thyer madje edhe shkresën e ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto e cila shkruan qartë, se këto autovetura duhet të operojnë “Vetëm brenda qarkut” dhe me një vendqëndrim të përcaktuar nga autoritetet bashkiake.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: