Një automjet ka marrë flakë mesnatën e kaluar në qendër të qytetit të Beratit. Automjeti, një Mercedes Benz C-Class, po qarkullonte nga qendra e qytetit në drejtim të Urës së Varur, kur filloi të digjej në pjesën e përparme.

Flakët u shfaqën fillimisht në kofano dhe më pas përfshinë të gjithë mjetin. Drejtuesi i automjetit, një 24-vjeçar nga fshati Tapi në Kuçovë, doli menjëherë nga mjeti sapo pa flakët e para

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët neutralizuan flakët dhe fikën zjarrin që ishte përhapur në të gjithë automjetin.

Mendohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në motor, ndërkohë që dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb