BERAT – Ura e Goricës në Berat ka përfunduar së restauruari nga specialistët e kulturës dhe tashmë ajo i prezantohet qytetarëve të Beratit dhe turistëve të këtij qyteti si një monument i nxjerrë nga harresa e kohës.

Në 12 tetor të këtij viti, kreu i Qeverisë inspektoi projektet që janë duke u ndërtuar në qytetin e Beratit dhe inspektoi në veçanti këtë urë.

Ura është ndërtuar që në shekullin XVIII. Ajo ka qenë në fillim prej druri e më pas, në vitin 1780, në kohën e Ahmet Kurt Pashës, u ribë me gurë. Ura pati një rindërtim thuajse të plotë gjatë viteve 1920-1930. Ajo ka një gjatësi 129.3 metra dhe gjerësi 5.3 metra. Përbëhet nga 7 harqe të cilat kanë hapësira që lëvizin nga 9 deri në 16.7 metra. Ajo lidh lagjen Goricë me pjesët e tjera të Beratit dhe rrugën e Këlcyrës. Ngrihet deri në 10 metra mbi shtratin e Osumit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: