BERAT– “Unlab Corda” është zgjedhur firma fituese për realizmin e projektit për ishullin e Beratit që do të ndërtohet mbi lumin Osum. Kjo firmë, është një bashkëpunim i studiove shqiptare dhe atyre holandeze, dhe ideja e tyre është zgjedhur si fituese për realizimin e këtij projekti.
Në fjalën e saj gjatë aktivitetit, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni tha se risi e këtij konkursi, është se firma fituese duhet të bashkëpunojë edhe me firmat e vendit të dytë dhe të tretë, për të bashkëpunuar për realizmin e projektit final.
“Do të ketë tre çmime fituese, në mënyrë që projekti final të realizohet në mënyrë të përbashkët nga të tre firmat. Për projektin e Ishullit të Beratit do të ketë bashkëbisedim edhe me qytetarët. Firma fituese kishte idetë më të mira, ishte kujdesur për realizimin studimeve më të mira hidrike, si dhe kishte bërë një përshtatje të projektit me qytetin”, u shpreh ministrja Gjermeni.
(el.sp/BalkanWeb)