BERAT

Ka rënë në prangat e policisë 17 vjeçari me iniciale D.K  në Berat për përndjekje ndaj shtetases me iniciale A.Ç, në një moshë të njëjtë me të. Mësohet se 17 vjeçari ka kërcënuar me sms në telefon vajzën e lartpërmendur, e cila më pas nga gjendja e rënduar psikologjike dyshohet të ketë pirë fostoksinë. 17-vjeçarja ndodhet në QSUT në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet se ajo banon në fshatin Dyshnik dhe vazhdon gjimnazin në Berat.

“Më datë 05.05.2019, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

D.K, 17 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë pasi, paraditen e sotme është paraqitur në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore, e vet’helmuar me pesticide, shtetasja A.Ç, 17 vjeçe, banuese në Berat, e cila u dërgua për ndihmë të specializuar në QSUT.  Nga hetimet rezulton se shtetasi i mësipërm e ka përndjekur prej disa ditësh me mesazhe telefonike.  Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Përndjekja”, parashikuar nga neni 121/a të Kodit Penal.“-njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb