BERAT- Policia e Beratit ka asgjësuar sot 3.049 rrënjë kanabis sattiva në fshatin Osmëzezë. Në kuadër të operacionit të koduar “Start 2015” në saj të informacioneve të marra në rrugë operative u zbuluan 7 parcela të kultivuara me bimë narkotike.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije së bimët e hashashit varionin nga 10 centimetra deri në 25 centimetra të larta, ndërsa u asgjësuan me anë të djegies. Nga hetimet paraprake, dyshohet se poseduesi i këtyre bimëve është shtetasi me iniciale P.R., i cili u shpall në kërkim.
Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e plotë dhe verifikim nëse ka apo jo të implikuar të tjerë në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së këtij rrethit për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
(ed.me/BalkanWeb)