BERAT-Forcat e policisë gjatë një aksioni të koduar ‘Start 2015’, kanë zbuluar 2 parcela me bimë narkotike të llojit kanabis sativa në fshatin Ozmëzezë të komunës Kutalli në Berat. Në dy parcelat janë gjetur rreth 132 bimë narkotike të cilat janë asgjësuar me anë të djegies, ndërsa policia ka shpaullur në kërkim 25-vjeçarin me iniciale E. T si të dyshuarin kryesor.

‘’Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga efektivat e Komisariatit të Policisë Berat për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vazhdim të kontrollit të imtësishëm në fshatin Ozmëzezë ka rezultuar se:

Janë gjetur 2 parcela të mbjella me 132 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si Canabis Sativa. Bimët varionin deri në 20 cm të larta të cilat janë asgjësuar me anë të djegies. Në kuadër të këtij operacioni dyshohet se autori i kësaj vepre penale është shtetasi me inicialet E.T, 25 vjeç, banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim pasi dyshohet të jetë edhe autori i 3049 rrënjëve bimë narkotike.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje si dhe verifikimin nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë vepër penale.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal’’- thuhet në deklaratën e policisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb