BERAT – Policia e Beratit ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Allambres, dhe katër persona të tjerë, pasi zbuloi parcela me kanabis në këtë fshat. Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka rënë kryeplaku Hajri Selamaj dhe shtetasit F.SH 17 vjeç, Ramadan Zadeja 65 vjeç, Behar Merkaj 40 vjeç dhe Elson Agalliu, 25 vjeç. Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë: Sh.Z 60 vjeç, B.M 24 vjeç dhe A.SH 45 vjeç. Të gjithë këta shtetas do të përballen me drejtësinë për akuzën e kultivimit të narkotikëve.
Ndërkohë efektivët e policisë kanë asgjësuar 367 rrënjë kanabis, të zbuluara në fshatin Allambres.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: