TIRANE- Megjithëse tashmë është shpallur fituesi për Bashkinë e qytetit të Beratit, ende nuk ka një rezultat zyrtar. Kandidati i ASHE-së, Petrit Sinaj fitoi ndaj rivalit të tij të APPD-së Kasem Mahmutaj me rreth 2 mijë e 500 vota më shumë. Mirëpo në këtë bashki ende nuk është shpallur rezultati zyrtar. Shkak për këtë janë bërë katër kuti, të cilat janë kontestuar nga komisionerët e Partisë Demokratike për parregullsi në mjetet e sigurisë.

Sipas tyre, në këto kuti kishte pulla të dëmtuara dhe mungesë procesverbali. Kjo ka bërë që ata ta cilësojnë procesin e votimit si të manipuluar, duke kërkuar ndërhyrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe vëzhguesve të huaj. Me gjithë kontestimet, procesi i numërimit në KZAZ-në e Beratit për zgjedhjen e kandidatit nuk është ndërprerë. Katër kutitë u lanë mënjanë dhe u prit një vendim nga
KQZ-ja.

Në fund u vendos që ato të numërohen nga komisionerët në KZAZ-në përkatëse, duke u bërë dhe kontrolli i nevojshëm. Ky proces nuk është kryer ende, pasi komisionerët kanë nisur të vazhdojnë
procesin e numërimit për Këshillin Bashkiak, i cili sipas raportimeve ka ecur me ritme të ngadalta.
Nga rezultatet paraprake mësohet se në zgjedhjet për këshilltarë, në Berat kryeson Partia Socialiste e pas saj vjen Lëvizja Socialiste për Integrim. Nga rezultatet e kutive të para, Partia Demokratike renditet e treta.

(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: