Dimitar Berbabtov dhe Antony Martial nuk i lidh vetëm Manchester United pasi ata kanë qenë bashkëlojtar te Monaco. Bullgari dhe djaloshi i talentuar kanë kaluar dy sezone së bashku te skuadra franceze duke ndarë jo pak momente me njeri-tjetrin.

Në një intervistë Berbatov zbulon se kur kaloj për herë të parë te Monaco nuk priste shumë, por ndodhi krejtësisht e kundërta, që në ditën e parë u surprizua. Për “ESPN” Berbatov deklaroi: Kur mu tha se do të kaloj te Monaco u mërzita disi, por kur shkova në stërvitjen e parë pashë Martial, Rodriguez, Kondobgia, Carrasco, Bernardo Silva. Këta djem fluturonin përreth meje dhe unë mendova: ‘çfarë dreqin? Jam shumë i vjetër apo këta djem jan shumë të mirë’.”

“Martial kishte diçka të veçantë dhe po përmirësohej. Ai vazhdon të përmirësohet akoma më shumë. Ishte edhe shumë i fortë, por i mungonte diçka. Unë i thash Martial se duhet të kesh shumë besim. Duhet të tentojë njësoj me të gjithë mbrojtësit. Ai i ka të gjithë aftësitë për të kaluar kundërshtarët dhe un ia komunikova se thjesht duhet të ketë më shumë besim.”

Kujtojmë se Martial ende vijon të mbetet adoleshenti më i shtrenjtë në historinë e futbollit me 58 mln euro pasi pagesa për Mbappe-n do të bëhet në verën e ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb