Një 71-vjeçar afrikano-amerikan do të marrë 7.15 milionë dollarë dëmshpërblim për shkak se ka kaluar gati gjysmë shekulli pas hekurave për një vrasje që nuk e ka kryer në shtetin amerikan të Oklahomas.

Kur u shpall i pafajshëm vitin e kaluar, Glenn Simmons personi më gjatë i burgosur gabimisht në historinë e SHBA-së, sipas Regjistrit Kombëtar të Shfajësimeve. Pasi u lirua pasi kreu 48 vjet, një muaj e 18 ditë burg, ai ngriti një padi kundër qytetit Edmond, Oklahoma dhe një inspektori policie që luajti rol në arrestimin e tij. Të hënën, Këshilli Bashkiak i Edmondit miratoi një zgjidhje jashtë gjykatës për të shmangur shndërrimin e çështjes në një betejë ligjore, tregojnë dokumentet publike.

Marrëveshja përfundon “pjesërisht” padinë “kundër qytetit dhe policisë” që përdori prova të falsifikuara për të akuzuar Simmons “për vrasje”, shpjeguan avokatët e tij në një deklaratë të lëshuar të martën. “Z. Simmons kaloi një kohë tragjikisht të gjatë në burg për një krim që nuk e kreu,” këmbënguli Elizabeth Wang, një anëtare e ekipit të tij ligjor. “Megjithëse ai nuk do ta kthejë kurrë atë kohë, zgjidhja me qytetin e Edmondit do ta lejojë atë të ecë përpara ndërsa ai vazhdon të mbrojë të drejtat e tij” duke luftuar Oklahoma City dhe inspektorin”, tha Wang.

Kur u kontaktua nga AFP, bashkia e Edmondit nuk pranoi të komentonte. Glenn Simmons dhe një burrë tjetër, Don Roberts, u dënuan me vdekje në 1975 për vrasjen e një punonjësi 30-vjeçar gjatë një grabitjeje në Edmond. Më pas dënimi i tyre u ndryshua në burgim të përjetshëm. Dënimi i dy burrave u bazua në dëshminë e dëshmitares së vetme, kliente e dyqanit, një adoleshente e cila u plagos në kokë nga një plumb gjatë grabitjes, por shpëtoi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb