Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar për gjykim dosjen e deputetit të PD-së Asllan Dogjani, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale deklarim i rremë i pasurisë.
Sipas SPAK, Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti. Në lidhje me këtë hetim ndaj tij, deputeti i PD Asllan Dogjani than ë News 24 se ai ka burime të ligjshme. Sipas tij, apartamentin e ka deklaruar në ILDKP. Gjithashtu, Dogjani tha se sot nuk ka dalë në protestën e PL para SPAK, edhe pse mbështet ata.
Asllan Dogjani: Nuk isha në protestën e PL para SPAK, edhe pse jam pro tyre, pasi janë shenjë e mirë për një shtet diktatorial që po instalohet në vendin tonë. Po të shohësh veprimet për arrestimin ndaj Ilir Metës, na tregon që kemi një SPAK i cili është larg të qenit një sistem drejtësie i pavarur.
Drejtësia t’ju shërbejë qytetarëve. Unë kam deklaruar banesën në ILDKP. Unë kam burime të ligjshme të ardhurash për apartamentin tim. Rama komandon SPAK.
(Balkanweb)