LEZHË-Një 38-vjecar është arrestuar sot në qytetin e Lezhës pasi dogji automjetin e tij me qëllim që të përfitonte sigurimin e makinës.
Policia e Lezhës bën me dije se shtetasi A.Gjoka dogji makinën tek shinat e trenit në fshatin Kallmet i Madh. Më pas Gjoka bëri denoncim kallzim të rremë në polici duke deklaruar se 3 persona ia grabitën dhe ia dogjën makinën. Mandej në policia Gjoka u shpreh se ‘grabitësit’ i kishin marrë dhe 200 mijë lek. Sipas Gjokës, grabitësit ishin me motorr të tipit ‘Papaç”.
Nga hetimet dhe provat që gjeti policia u bind se gjithçka ishte një trillim nga ana e Gjokës me qëllimin që të përfitonte sigurimin e automjetit. Për veprën penale të kallëzimit të rremë, Gjokës iu vunë pranga.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: