Një 20-vjeçare ka ndërruar jetë, vetëm pak ditë pas një ndërhyrjeje që bëri për humbjen e peshës. Një ndërhyrje estetike që lindi si dëshirë tek e reja britanike, pas shumë vitesh bullizimi, por që për fat të keq gjërat shkuan në mënyrë tragjike.

Sipas Daily Mail, e reja kishte udhëtuar bashkë me të dashurin e saj drejt Turqisë, për të bërë ndërhyrje në stomak, teksa në TikTok përditësonte ndjekësit e saj çdo ditë, duke treguar se me sa padurim e priste këtë ndryshim në jetën e saj.

Nëna Morgan Ribeiro, ka bërë thirrje për të gjithë të rinjtë të cilët bien pre e bullizimit, e po ashtu dhe për ata që bullizojnë.

  • foto galeri

“Tragjedia që ndodhi me vajzën time, nuk do doja kurrë që t’i ndodhte dikujt tjetri”, ka deklaruar ajo.

Procedura e Morganit u zhvillua më 5 janar dhe tre ditë më vonë asaj iu tha se ishte plotësisht e shëndetshme dhe mund të largohej nga klinika. Por pas disa orësh udhëtimit në avion, gjendja e saj u përkeqësua dhe kaloi në një shok septik.

Pasi avioni bëri një ulje emergjente në Serbi, mjekët që bënë ekzaminimet dalluan se zorra e hollë e Morganit ishte prerë gjatë procedurës së ngushtimit gastrike, duke çuar në një infeksion të rëndë.

Gjatë operacionit, kirurgët serbë i hoqën mbi 10 cm të zorrëve, por Morgan pësoi një atak në zemër më 9 janar. Në tentativë për t’i shpëtuar jetën, mjekët e vendosën në koma të induktuar, por katër ditë më vonë e reja u shua.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb