POGRADEC – Një 31-vjeçar është arrestuar në qytetin e Pogradecit pasi akuzohet për dhunë në familje. Gentian Çoçka, banues në fshatin Çërravë, ra në prangat e policisë pasi ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij. Policia arriti të bëjë të mundur arrestimin në një kohë të shkurtër të autorit të ngjarjes.

“Arrestimi i tij u bë pasi më datë 14.05.2017, ky shtetas në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta, nënën e tij shtetasen D.Ç, e cila ndodhet në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve,” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Dhuna në familje”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb