Pas vetëm një sezoni te Adan Demirspor, në të cilin shënoi 7 gola në 16 ndeshje, Mario Balotelli e gjen sërish veten pa ekip.

Në orët e fundit, sipas Times of India, sulmuesi 34-vjeçar ka tërhequr interesin e Kerala Blasters, një klub që luan në Superligën indiane. Por, pak më vonë, Kerala Blaster u tërhoq nga tratativat, për shkak të polemikave të lidhura me lojtarin dhe tendencës së tij tashmë të njohur për të mos ndërprerë në mënyrë paqësore bashkëpunimin me klubet me të cilat ka firmosur.

Balotelli gjatë karrierës së tij ka luajtur për Cityn, Interin, Brescian dhe Monzan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb