Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sot një denoncim të një qytetari dixhital që raportonte, sipas tij dhunimin e rëndë të një adoleshenti, i cili po lufton me vdekjen në këto momente.

Denoncuesi thotë se policia nuk ka hetuar dhe se ngjarja nuk po zbardhet.

  • foto galeri

Për rastin, e pytur nga gazetarja e “BalkanWeb”, Klodiana Haxhiaj Policia e Durrësit, thotë se ngjarja e ndodhur në 28 qershor në shkollën e Ishmit, dyshohet të jetë aksidentale. Po sipas saj, materialet janë referuar në Prokurorinë e Krujës që në 28 qershor.

“Janë marrë në pyetje shokët e të riut nga komisariati i Fushë Krujës dhe ata kanë thanë se kanë qënë një grup me djem të cilët kanë pirë alkool deri në orët e para të mëngjesit. Më pas janë shpërndarë në shtëpitë e tyre. Dyshohet që i riu ka hipur në çatinë e një kioske që gjendet pranë shkollës së Ishmit dhe të jetë rrëzuar kur e ka zënë gjumi. Ngjarja është dyshuar aksidentale sepse nisur nga provat material në vendin e ngjarjes këpucët e të riut janë gjetur në çatinë e kioskës, aty ku i kishte hequr para se ta zinte gjumi. Djali është nisur në spitalin e Fushë-Kruëjs dje. Më pas tek ai i Traumës. Hetimet vazhdojnë nga Prokuroria, e cila ka administruar të gjitha provat dhe dëshmitë e mbledhura. Nga dëshmitë që kanë dhënë shokët e tij bashkëmoshatarë nuk ka rezultuar që i riu të ketë patur konflikte”,- sqaron policia.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: