TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i kursen asnjëherë akuzat në drejtim të pasardhësit të tij politik, Edi Rama.

Teksa u ndal tek debati i këtij të fundit me një student në Vlorë, ku i riu u pyet nga Rama se nga e kishte gjetur ipohn-in, Berisha kujtoi një akuzë që më herët kishte lëshuar ish-kryeministri Fatos Nono për kreun e qeverisë. I ftuar në emisionin ‘A Show’ në ‘News24’, Berisha përballë Adi Krastës tha se Nano ka akuzuar Ramën se ai ka shitur disa ikona të vjedhura në Francë.

“Më fal ai i tha studentit; a ke marrë ipohn-in, ku e ke marrë atë? Studenti i tha; po ti vilën në Surrel? Studentit ai i tha; kam qenë emigrant. Por në emigracion ai ka një akuza që s’u vërtetua kurrë. Fatos Nano i tha; ke shitur ikona të vjedhura. Dhe unë ska hyrë në hetimin e saj, por di që ikona janë vjedhur me qindra e mijëra dhe që bllokmenët morën ikonat kur u prishën kishat. Këtë e di mirë. Po ku i deklaroi atë pasuri? Çfarë taksash pagoi? A ka paguar taksa? tek cila banë i kaloi ato?! Për t’i mbyllur të gjitha këto, se ishin para të vjedhura, shkarkoi Zana Xhukën. sapo kryetarja e ILKDP-së hapi hetimin, akti i parë që bëri Rama, e shkarkoi. 1 mijë metër katrorë sipërfaqe banimi në Surrel dhe i thoshte studentit; po këtë ipohne?! Pra, ky është përroi i tij psikik”, tha Berisha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb