Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i ftuar në T7 në Kosovë ka folur për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë. Ish-kreu i qeverisë deklaroi se ai u vra nga SHISH, duke dhënë edhe detaje nga vrasja.

“Ai shoqërohej nga oficerë të SHIK-ut. Ai banonte në një shtëpi që e kishin sistemuar autoritetet shqiptare. Ahmet Krasniqin 24 orë më përpara e çarmatosin për ta ekzekutuar. Në momentin e vrasjes kanë qenë dy oficerë të SHIK-ut. Nuk e kanë vrarë ata. Dy të tjerë ose një të maskuar, e kanë vrarë. Ngjarja është kryekëput vrasje shtetërore të qeverisë shqiptare. Vranë ministrin e Mbrojtjes të Kosovës në besë të tyre. Autor kryesor është Fatos Klosi, një njeri që gjatë qeverisjes time ndiqej si bashkëpunëtor i dy shërbimeve të huaja antishqiptare”, tha Berisha për T7 në Kosovë.

Berisdha hodhi akuza edhe ndaj Ramës, duke thënë se është një përçarës kombëtar.

“Edi Rama është një përçarës kombëtar. Ai nuk kursen as të vdekurit, as presidentin Rugova në udhëtimin e tij të parë si kryeministër në Kosovë, çka detyroi deputetët e LDK ta braktisin teksa fliste fjalimin e hartuar nga Rexhep Qosjeviç. Përçarjen kombëtare e ka platformë Edi Rama.

Ka me dhjetëra deklarata, jo vetëm publike, duke u dhënë partnerëve ndërkombëtarë se kjo ishte hakmarrje. Argati (Thaçi) shpërndante oficerë të Shikut për të sulmuar figurën e Rugovës. Edhe unë u bëja me dje se çfarë ishte kjo fushatë anti-kombëtare ndaj Rugovës. Bënin listat e vdekjes se kë do të ekzekutonin”, u shpreh ai.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb