TIRANE

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me takimet e kryeministrit Edi Rama në Vlorë, në kuadër të turit “Bashkia që duam’.

‘Antimitingu me kakistokratë që po organizon ikanaku në Vlorë, të rikujton skemën e Ramiz Alisë të 22 shkurit 1991 me vullnetarë të Enverit për të shpallur Republikën e Jugut dhe Vlorën kryeqytet të saj!”-shkruan Berisha në statusin e tij ndërsa shpreh bindjen se demokratët e Vlorës do dinë t’i tregojnë atij vendin.

Postimi i plotë:

Miq, antimitingu me kakistokrate që po organizon ikanaku në Vlorë, të rikujton skemën e Ramiz Alisë të 22 shkurit 1991 me vullnetarë të Enverit për të shpallur Republikën e Jugut dhe Vlorën kryeqytet të saj!
Demokratët e Vlorës njëlloj si atëherë do dinë t’i tregojnë vendin që meriton mbatharakut që kërkon të shndërrojë qytetin e tyre në bunker të kalbësirave të Kakistokracisë. Nderim demokratëve të Vlorës dhe popullit të saj!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb