TIRANË- Pas dënimit me burg të përjetshëm që Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda dha sot ndaj Arben Frrokut të akuzuar për vrasjen e komisar Dritan Lamaj, ka reaguar edhe ish-­kryeministri Sali Berisha, duke thënë se ai është arratisur për në Kubë dhe duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për një “lojë me kriminelë e vrasës”.

“I dhanë pafajësinë për vota vrasësit të komisarit Lame. Arben Frroku, pas përmbushjes se misionit, arratiset për në Kubë! Apeli sot e dënoi me burg përjetë!

Të dashur miq, Edi Rama me gjykatësit e Partisë i dha pafajësinë vrasësit të komisarit Lame, Arben Frrokut dhe i ngarkoi blerjen e votave me paratë e krimit në rrethin e Pukës. Dy ditë para zgjedhjeve, pasi kreu misionin, Rama e nisi atë për në Kubë. Në arrati e sipër Arben Frroku u ndalua nga policia në kufirin midis Malit të Zi dhe Kroacisë, por pasi Sajmir Shullazi i konfirmoi pafajësinë, Frroku vazhdoi i qetë rrugën për në ishullin e Karaibeve.

Sot Gjykata e Apelit i njoftoi në mungesë dënimin përjetë për vrasjen e Komisarit Lame.

Kjo ishte një loje e Edi Ramës me kriminelë, vrasës si Arben Frroku duke ekzekutuar për së dyti në detyrë komisarin Dritan Lame!”, shkruan Berisha në facebook.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: