TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital i cili thotë se një këshilltar i majtë për Elbasanin është arrestuar nga policia pasi ka marrë 10 mijë euro.


Denoncuesi thotë se Altin Knuti, ekspert mjekoligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore është arrestuar në flagrancë, ndërsa mbrohet nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.
Sipas Berishës, kjo mbulohet me heshtje sepse pret lirimin në apel.


STATUSI I BERISHËS
Arrestohet këshilltari siçilist se mori 10 000 euro.
Kjo mbulohet me heshtje sepse pret lirimin në apel!


Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Është arrestuar në flagrancë Altin Knuti këshilltar i majtë për Elbasanin…është kapur me video dhe me regjistrim duke marrë 10 mijë euro…dhe mbrohet nga Qazim Sejdini pasi askush nuk është prononcuar. Është në arrest shtepie dhe e ka hedhur në apel…por askush nuk ka fol per arrestimin e tij dhe kërkon ta mbyllë në apel.
Altin Knuti ekspert mjekoligjor pranë Institutit të Mjekësise Ligjore arrestohet në flagrancë dhe është në arrest shtepie. Ka tre ditë që ka ndodhur dhe asnjë media nuk është prononcuar pasi Altin Knuti është miku i Qazim Sejdinit dhe mediat janë të blera nga Qazo. Asnjë prononcim nuk ka as nga drejtori i institucionit Bledar Xhemali i cili e mbron pasi është ekspert me kurs specializimi 9-mujor dhe punon pranë Institutit të mjekësisë ligjore pasi mbrohet dhe bën të gjitha pazaret e pista me drejtorin e Institutit Bledar Xhemali. Po të nis dhe listën e grafikut më poshtë ku është ai i gatshëm pranë IML Tiranë.

Berisha
Berisha

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb