TIRANE- Në Simpozium “Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Europa”, në kuadër të 20-vjetorit të vrasjes së deputetit të PD-së Azem Hajdari, nuk mund të mungonte edhe fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Teksa e cilësoi Hajdarin lider epokal, Berisha tha se është joreale që të mendosh që Azemi nuk kishte armiq. Ai tha se Hajdari u vra nga shteti me uniformë.

“Mund të mendoj kush se unë e teprova, me superlativa, ju siguroj që jo. Nëse shkojmë në ditën e tij, nëse kthehemi në dhjetorin e tij do gjejmë një gjeni të guximit njerëzor, por edhe të vizionit, askush në histori, rrallë, mund të gjendet një figurë që për një orë të bëhet lider, lider pozicion të cilin mund ta paguante në çdo moment me jetën e tij. Këtu janë dëshmitarët, ai ishte më i moshuari, nga ata studentë që hidhnin parullat kundër regjimit dhe diktaturës, kishte dy fëmijë, por si u bë lider. Duke vënë peng fëmijët e tij, duke u thënë studentëve, se unë kur tu tradhtoj ju kam tradhtuar Rudinën dhe Kirin. Me këtë betim, ky ishte student me familje, njeri i panjohur për atë grup studentësh që e rrethonin, ata e pranuan si lider, i përfaqësoi në takim me kreun e shtetit, i tha se nuk kemi ardhur këtu për një gotë çaj më shumë. Në dy të natës ndodhi ajo që shkelte çdo ligje traditë, përfaqësuesve të studentëve u doli ministri me brutalitet e batalionit të stampistëve i rrahu i bëri përshesh Azem Hajdari ishte një lider epokal. Ai u ekzekutua nga shteti me uniforma. Por është joreale te mendosh se Azemi nuk kishte armiq. Azemi ishte një tribun ne çështjen kombëtare”, -tha Berisha, ndërsa nuk nguroi që ta mbyllte: “Azem ti je gjallë”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb