Partia Demokratike premton se brenda mandatit të parë do t’i japë zgjidhje përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të programit të qeverisjes, kreu i PD tha se “çdo shumë që duhet për t’iu përgjigjur këtij problemi, qeveria do ta përballojë.

“Zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronës, është zgjidhja përfundimtare e çështjes së sistemit. Pa vendosur sistemin në bazën e tij pronësore, sistemi nuk gjen kurrë stabilitet.

Ndaj dhe unë i siguroj pronarët se do të ndërhyhet në çdo ligj, se do ndërmerret çdo vendim për t’i dhënë zgjidhjen më të ndershme me rregulla dhe kushtet e tregut, me kompensim fizik ose financiar, ose forma tjera të përzgjedhura nga pronarët, bashkëzhvillimit, etj., dhe kjo çështje nuk do ekzistojë, do marrë përgjigjen përfundimtare”, tha Berisha

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb