TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një krim të tmerrshëm sipas tij dhe mesazheve të qytetarëve dixhital, të ndodhur në Kavajë. Bëhet fjalë për përdhunimin e një nxënëseje të shkollës 9-vjeçare nga 8 nxënës të po të njëjtës shkollës. Berisha shkruan se ndaj përdhunuesve nuk merret asnjë.


STATUSI I BERISHËS
Përdhunohet nxënësja, fshihet krimi!
Ndaj përdhunuesve nuk merret asnjë masë, anëtarësohen në FRESSH-in kanabist.


Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital! sb
Doktor përshëndetje. Jam një zonje nga Kavaja. Dua të denoncoj mënyrën flagrante se si drejton sot ZA e Kavajës zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” 8 nxënës të asaj shkolle kanë përdhunuar një vajzë. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kanë mare asnjë masë për këtë skandal. Kemi frikë të çojmë fëmijët në shkollë. Këto janë drejtoreshat e shkollave te rilindjes. Ju lutem publikojeni.


Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë përpara 1 muaji u përdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13-vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga të gjithë instancat. E gjithë qyteti e di. Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini sh mirë se çfarë ndodh më pas.

Berisha Fb
Berisha Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb