I pyetur në emisionin “Kjo Javë”, Berisha konfirmoi se nuk ka nisur lobimin për heqjen “non grata” pasi pret të kryhen ndryshimet në administratën e re amerikane.

Megjithatë, ish-kryeministri shton se së shpejti do të ndërmarrë nismën për të shfuqizuar vendimin e Antony Blinken që i ndalon atij hyrjen në territorin e SHBA.

“Unë nuk e kam nisur lobimin akoma sepse kam pritur që të ndodhin ndryshimet e nisura në administratën e SHBA, ka procedurat e veta atje. Unë kam deklaruar se do të nis kërkesën për lobimin, me qëllim heqjen, sapo administrata të jetë vendosur në punë”, u shpreh Berisha, shkurtimisht.

Berisha përgënjeshtroi lajmet për një udhëtim drejt SHBA, ai tha se nuk ka asgjë të re në këtë moment.

“Nuk ka asnjë të vërtetë për momentin. Se çfarë ndodh në të ardhmen mbetet për t’u parë, por për momentin në agjendën time nuk është”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb