Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi masën e SPAK për bllokimin e pasaportës së kreut demokrat, Sali Berisha dhe la në fuqi atë të detyrim paraqitje.

Çupi shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se pas vendimit të Kushtetueses, GJKKO duhet të lehtësojë masën ndaj Berishës. Aktualisht, ish-kryeministri ndodhet në masën e arrestit shtëpiak prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar.

“Sali Berisha duhet të lirohet sot! Shpjegova mbrëmë se nuk ka më pengesa ligjore. Kreu i opozitës s’mund të mbahet më nën arrest! Çdo vonesë është politike, jo ligjore!“, shprehet deputetja e PD.

Postimi

Lironi liderin e opozitës!
Kam qendrimin tim të ndryshëm me Gjykatën Kushtetuese për çështjen e zotit Berisha, por le të fokusohemi tek thelbi! Sali Berisha duhet të lirohet sot! Shpjegova mbrëmë se nuk ka më pengesa ligjore. Kreu i opozitës s’mund të mbahet më nën arrest! Çdo vonesë është politike, jo ligjore!

Zoti Berisha i qëndroi parimit që kufizimi i lirisë së tij ishte antikushtetues përsa i takon mosshprehjes së Parlamentit. Masën detyrim paraqitje nuk e zbatoi për shkak se pretendonte se ishte antikushtetuese. Në këtë rast Gjykata Kushtetuese thotë se është e ligjshme masa detyrim paraqitje, jo masa e arrestit, sot zoti Berisha është në masë arresti. Do të duhet që GJKKO të lehtësojë masën dhe zoti Berisha duhet të dalë në detyrim paraqitje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb