Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në fjalën e tij në protestën e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës tha se liderët opozitarë Sali Berisha e Ilir Meta u burgosën pa fakte e pa dëshmi.

Blushi theksoi se Shqipëria është sot në kushtet e emergjencës, duke shtuar se është duke u asgjësuar opozita e vendit.

“Veliaj është kthyer në simbolin më të urryer të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sot është ditëlindja e SPAK, dita më e zezë për kombin shqiptar. Sot është ditëlindja e Arben Krajës, Altin Dumanit, për të instaluar me dhunë diktaturën, që shërbejnë si vrasës me pagesë të opozitës. Faktet për korrupsionin e përditshëm të Ramës dhe Veliajt janë në dritë të diellit, janë këto kulla droge, që SPAK nuk i sheh, fakt është firma e Veliajt, që i hapi rrugë inceratorit të Tiranës, që Altin Dumani nuk i sheh, faktet janë rrugët e florinjta që gllabërojnë miliona euro.

Meta e Berisha u burgosën pa fakte e pa dëshmi. Po asgjësohet opozita. Sot Shqipëria është në kushtet e emergjencës. Rama ka agjendë për shpopullimin e vendit, kemi ndërtuar një narko-shtet. T’ju thyejmë dhëmbët këtyre banditëve, që burgosin qytetarët e lirë, ata patriotë që luftojnë në mbrojtje të interesit kombëtar”, tha Tedi Blushi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb