TIRANE – Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza të forta edhe ndaj vëllait të kryeministrit Rama, për lidhje me bandat kriminale. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se Edi dhe Olsi Rama janë të lidhur kokë e këmbë me bandën e “Hakmarrje për Drejtësi”.
“Shkoni kërkoni dokumente për këtë, do t’i nxjerrin, do vijë momenti. Nuk guxon kush të shqipërojë fjalën “Hakmarrje për Drejtësi”, se prokurorit që merret me këtë çështje i kanë dërguar ultimatum për kokën”- deklaroi Berisha.
Sipas zotit Berisha, tablatet telefonike të kryeministrit Rama mund të vërtetojnë komunikimet e tij me anëtarët e bandës.
“Anëtarët e “Hakmarrje për Drejtësi” i telefonojnë kryeministrit 10 herë më kollaj se ju, të dorëzojë tabulatet.”- deklaroi Berisha në Kuvend.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: