Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein dhe ish-kryeministri, Sali Berisha replikuan sot ashpër në distancë sa i përket rolit dhe ndikimit në George Soros në Shqipëri.


Gjatë një prononcimi për mediat shqiptare, ishte eurodeputeti që i cilësoi “përralla sorosiane” akuzat e Berishës në adresë të Soros-it.


Dhe nga ana tjetër nuk mungoi as reagimi i ish-kryeministrit, që pasi e cilësoi të nxituar deklaratën e Fleckenstein pretendoi se dispononte prova për aktivitetin sipas tij mafioz të Soros-it në Shqipëri.
PARLAMENTI-EUROPIAN
Por referuar një dokumenti të siguruar nga “BalkanWeb” nga mijra dokumente të deklasifikuara të DCLeaks për rrjetin e fondacioneve të George Soros, rezulton se në vitin 2014, rrjeti për “Shoqëri të Hapur” ka hartuar një raport ku e rendit eurodeputetin Knut Fleckenstein ndër “besnikët” e Soros-it edhe pse në prononcimin e sotëm për mediat në Tiranë ai foli për “përralla sorosiane”.


Ndërkohë raporti i brendshëm i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, i titulluar “Lista e aleatëve të besuar në Parlamentin Europian (2014-2019)” e rendit Fleckenstein pikërisht në listën e zyrtarëve europianë të besuar të Soros-it, raporton “BalkanWeb”.

Materiali, siç sqarohet në hyrje të raportit shërben si një guidë për të orientuar të gjitha degët e Fondacionit për Shoqëri të Hapur për të kontaktuar pikërisht me këta zyrtarë të “besuar” të Soros-it në Parlamentin Europian.
PARLAMENTI-EUROPIAN-2
“Përrallë” ose jo kjo thuhet e zeza mbi të bardhë. Ndërkohë sot në deklaratën e tij thumbuese për Berishës, Fleckenstein deklaroi se “më lejoni të tregohem edhe pak më i drejtpërdrejtë në lidhje me një shfaqje televizive që është shfaqur mbrëmë. Kam shumë respekt për z.Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë. Nndoshta më shumë respekt sesa mund të mendoni apo imagjoni ju. Por ama do doja t’i kërkoja atij me të vërtetë që të mos fliste më për atë lloj përralle sorosiane dhe madje mund të them se është fjalë për fjalë e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni dhe përvoja ime është se vetëm të dobëtit kanë nevojë për atë lloj përralle dhe përvoja ime më ka treguar se zoti Berisha nuk është i dobët”, – u shpreh Fleckenstein në një prononcim për mediat.
PARLAMENTI-EUROPIAN--1
Nga ana tjetër, Berisha reagoi në “Facebook” ku tha ndër të tjera se: “Deklaratat e mia për Xhorxh Soros dhe mafien e tij, si një rrezik madhor për demokracinë shqiptare janë të bazuar jo në hamendje por në dokumenta autentike të pakundërshtueshme nga të gjithë ata që duan të besojnë të vërtetën.
– Denoncimet e mia në parlamentin shqiptar ndaj veprimeve mafioze te Soros dhe neëorkut te tij ne Shqiperi, te bazuara ne dokumenta dhe fakte, datojne vite me pare dhe nuk kane lidhje me polemiken e sotme qe zhvillohet ne SHBA per veprimtarine e kryespekullantit te planetit.
– Xhorxh Soros perfaqeson sot miliardierin qe ka korruptuar me shume se kushdo tjeter mbi toke politikane, personalitete lokale dhe nderkombetare ne vendet ishkomuniste por edhe ne vende te tjera. Ai ka korruptuar gjithashtu individe dhe grupe ne institucione serioze nderkombetare te vendosura ne kryeqytete te vendeve te ndryshme perfshi ketu Berlinin!
Ne kete kontekst, mendoj se jo hedhja poshte me apriori apo paragjykime te zerave qe kerkojne te nxjerrin ne shesh nje te vertete tronditese, por hetimi me transparence nga parlamenti europian dhe parlamente te vendeve te interesuara duhet te ishte pergjigja e duhur dhe respekti i detyruar nga e verteta”, – u shpreh Berisha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb