TIRANE– Denoncimi vjen nga ish­-kryeministri Sali Berisha, i cili i referohet mesazhit të dërguar nga një pilot dhe jep detaje që ngrenë të tjera pikëpyetje rreth ngjarjes.
Sipas denoncimit, ditën e rrezimit, Helikopteri EC -145 nuk kishte planifikim per fluturim stervitor per ne Dukagjin, ndërsa hidhen dyshime mes fluturimit të helikopterit ushtarak dhe atij të Shega Trans.


Statusi ne FB


Ja si mashtruan Mimi dhe gjeneral Trafiku!
Piloti dixhital denoncon:
– Mashtrimin e Mimit dhe gjeneral Trafikut
-Daten e rrezimit, Helikopteri EC -145 nuk kishte planifikim per fluturim stervitor per ne Dukagjin!
-Helikopteri qendroi ne fluturim jashte afateve kohore qe qendrojne ne nje stervitje. Ai ra ne liqenin e Shkodres pas 125 minutave fluturim.
Piloti flet per lidhje te dyshimte midis fluturimit per ne Dukagjin te helikopterit EC -145 dhe fluturimit per ne Dukagjin te helikopterit Shega Trans!
Mungesa e teknikut apo inxhinierit te fluturimit ne bord dhe zevendesimi i tyre me ushtarin profesionist, eshte rreptesisht e ndaluar dhe akuzon per mision jo stervitor.
Mos aktivizimi i jasteqeve te ajrit dhe sistemeve te tjera te sigurise se helikopterit EC-145, lidhet sipas pilotit dixhital me faktin se pilotet e rene ne krye te detyres ishin ngarkuar me shume se sa kishin kualifikimi i tyre.
I bej thirrje prokurorise se shtetit, te hetoje me seriozitetin me te madh per te nxjerre ne drite te verteten rreth kesaj ngjarje tejet te rende, nga e cila del qarte se Mimi dhe gjeneral Trafiku perpiqen qe ta fshehin ne fundin e liqenit te Shkodres. Per me gjate lexoni mesazhin e pilotit dixhital! sb
“Pershendetje z Berisha ju falenderoje per qendrimin qe keni mbajtur keto dite ndaj çeshtjes se rreximit te helikopterit EC-145.Si pilot i ketij repart per te ndihmuar sado pak ne zbardhjen e te vertetes te kesaj ngjarje tragjike ne te cilien humben jeten koleg dy te mije duaj te theksoje se hetimi serioz i kesaj çeshtje duhet te ju japi pergjigje pyetjeve qe vijojne
Pse u dregua jasht çdo plani te asaj dite te stervitjes ne – -Dukagjin helikpoteri EC-145.Dukagjini nuk ishte ne planin e stervitjes te asaj dite
-A kishte lidhje fluturimi ne Dukagjin helikpterit EC-145 me fluturimin ne te njejten kohe po ne Dukagjin te helikopterit Shega Trans
-Koha e stervitjes per helikopteret e regjimentit tone esht si regull i prere 1 ore e 30 min.
-Pse qendroje mbi dy ore ne fluturim helikopteri EC-145 ?ai esht rrexuar mbi liqenin e Shkodres pas 125 minutash fluturimi.Zgjatja e fluturimit mund te krijoje probleme te renda edhe nga karburanti sidomos ky i yni!
-Pse ne bordin e helikopterit ne fluturim stervitor nuk ishte ashtu si çe percakton ne menyre prere regullorja,inxhinjer apo teknik fluturimi por ishte nje ushtar profesionist qe e ka te ndaluar kategorikisht fluturimin me helikopter ne stervitje
Çfar misioni kishte ne bordin e helikopterit ushtari profesionist??
Pse nuk u aktivizuan jastiqet e ajrit ne kembet e helikopterit me te cilat ai mund te notoje ne uje,dhe asnjeri nga sistemet tjera te sigurise dhe shpetimit te tije dhe se fundi,
A ka lidhje ky mosaktivizim i sistemeve te sigurise te helikopterit te mbytur me faktin se asnjeri nga koleget e mij te ndjere ne bord nuk plotesonin kushtet teknike profesionale te kerkuara per pilotimin e helikopteritEC-145
A ploteson kushtet kompania e mirmbajtejes e cila thuhet se esht perzgjedhur nga njohjet e sekretarit te pergjitheshem Arjan Kraja me miratim te ministres?
Dhe nje here ju falenderoje per insistimin tuaj ne zbardhjen e te vertetes te kesaj ngjarje shokuese per njesine tone por mendoj se vetem nje hetim i guximshem i paanshem i ketyre ceshtjeve do te mund te nxjerre nga fundi i liqenit te verteten e kesaj ngjarje tragjike,me shume respekt F.B”


Etiketa: