TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, e cilësoi tymnajë të gjithë historinë mbi lobimin rus për PD-në në SHBA.

Duke dashur të heqë vëmendjen nga kjo histori, Berisha nuk i kurseu akuzat për kryeministrin e vendit Edi Rama.

Sipas tij, e vërteta është se Edi Rama është marrë tashmë peng nga ministri i tij i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Sot sapo pashë mediat, konstatova se Edi Rama ka përdorur si mburojë ndaj akuzave që bëhen për të dhe vëlla Olsin për drogën, komunikatën banale që ka lëshuar dje Fatmir Xhafa pasi i futi thikën pas shpine në mënyrë ekzemplare me deklaratën që bëri mëngjesin e ditës së drogës së madhe kur tha se operacioni u krye nga policia dhe partnerët ndërkombëtarë. Me këtë deklaratë ai dëshmoi se e ka tashmë peng Edi Ramën, nuk është vetëm Saimir Trafiku por tani e merr edhe Fatmir Xhafaj. Kryeministri që vendos në Facebook statusin e Xhafës dhe bërtiste në çdo rresht rroftë Xhafa, rroftë Xhafa. A e patë lajmin tjetër se detet dhe portet e Shqipërisë janë bërë autostradë e drogës drejt Europës? Edi Rama përpiqet të tymnojë këto zhvillime që shumë shpejt do shënjojnë fundin e karrierës së tij si Noriega i Europës”,- tha Berisha.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: