Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur edhe tek vendimi i disa partive të reja të cilët kanë vendosur familjarët e tyre në listat e mbyllura.

Ai theksoi se partitë e reja janë paterica të kryeministrit Edi Rama.  Sipas kryetarit të opozitës, partitë e reja janë origjina e tmerrshme e korrupsionit.

“Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që quhen të reja gjoja, por që janë paterica të Edi Ramës, kur pashë që futën familjarët e tyre në listat e mbyllura. Nga dy dhe tre familjare në listat e mbyllura.  Imagjinoni ju një qeveri të tyre, do ishte një qeveri me familjare.  Do bënin atë që bën Eid Rama sot që ndan paratë me baxhanakun, ndan pronat me vëllain, ndan shuma me familjarët e vet.

Këto janë origjina e tmerrshme e korrupsionit.    Sikundër ministrat, me ligj nuk do mund të merren në asnjë mënyrë me prokurimet publike dhe koncesionet. Nuk janë marrë. Dhe kjo i bën ata syçelët ndaj korrupsionit në ministritë e tyre.  Do institucionalizohen dhe forma të tjera. Do bëhet një audit i përgjithshëm i vjedhjeve 12-vjeçare në mënyrë që të gjenden fondet ku kanë shkuar, t’u kthehen paratë shqiptarëve, por në mënyrë që edhe e shkuara të mos përsëritet më. ” tha Kreu i PD

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: