TIRANE- Nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha nuk është ndalur me akuzat. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka akuzuar kryeministrin, dhe ministra të kabinetit Rama se po vjedhin të ardhurat e qytetarëve të ndershëm shqiptarë. Teksa i ka kërkuar Bankës Botërore, OKB-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare të hetojnë, Berisha theksoi se kjo është një situatë katastrofike e korrupsionit në vend.
Fill pas fjalës së Berishës, ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili i bëri të ditur ish-kryeministrit se e kishte paralajmëruar se ‘do të fillonin dhimbjet’. Sipas Ballës, Berisha po e përdor foltoren e Kuvendit për të nxjerrë ‘jashtëqitjet e tij’.
“Po abuzohet me ilaçet. Në këtë mënyrë, Shqipëria po ecën drejt një rrënimi të paimagjinueshëm. I bëj thirrje BB dhe organizatës së OKB-së, i bëj thirrje KE-së, të ndalet me urgjencë më të madhe në situatën katastrofave, të korrupsionit në vend, pasi janë në garë kryeministër, e ministra të vjedhin çdo ditë e më shumë, të ardhurat e pasuritë e njerëzve më të varfër. Ndaj mendoj të krijohet në urgjencë komisioni parlament, dhe të bëhet publike vjedhjet e papërmbajtura në vend.”, tha Berisha.
Berisha ka hedhur më tej akuza mbi Qeverinë dhe ministrinë e Shëndetësisë për abuzime, vjedhje dhe korrupsion me medikamente. Ai përmendi rastin e Omegofarma, teksa tha se: “Janë disa ministra që marrin rroga të majme nga kjo aferë…sapo të mi japin emrat do i bëj me dije.”
Ai ka sulmuar edhe deputetin Taulant Balla, te cilin e akuzoi si të lidhur me “prerësin me të madh të pyjeve në Librazhd”, siç tha ai. “po me pyjet çfarë ndodhi? miku i Taulant Ballës, prerësi më i madh i pyjeve në Librazhd…sulmon gazetarët. ja mesazhi qe me çon inxhinieri i pyjeve: ‘Jam inxhinieri i pyjeve që më morën peng, njerëzit e Taulant Ballës dhe desh na vdiqën’.
Berisha i ka drejtuar një pyetje Ballës: Çfarë e ke ti atë që të arrestuan me shoferin tënd? Ortak në pluhur, po po. Së treti, ti sillesh në këtë mënyrë se je i inkriminuar dhe ty të djeg dosja e krimit, je i vetmi në këtë sallë i akuzuar për përdhunim…unë jam mjek dhe se nxjerr emrin e të sëmurës, por të ti nxjerr të gjitha të dhënat këtu…ti sillesh kështu si asnjë tjetër se ke qenë shoferi me pasaportë diplomatike i Fatos Gjurës, njëri nga trafikantët kryesor, ndaj edhe këtu korrupsioni ka avoketërit më të egër, më të shëmtuar se në çdo vend tjetër… i bën mur Koços, tani vihet në rresht e gjithë qeveria që të vidhet sa më shumë. të krijohet një komision parlamentar për të gjitha këto dhe të bëhen publiket ë gjitha vjedhjet e papërmbajtura që këta bëjnë”,- tha Berisha
BALLA: E PËRDOR FOLTOREN E KUVENDIT PËR TË NXJERRË JASHTËQITJET E TUA, I PERDHUNUARI JE TI
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla në lidhje me akuzat e bëra nga ish-lideri demokrat, Sali Berisha. Sipas Ballës, Berisha po e përdor foltoren e Kuvendit për të nxjerrë ‘jashtëqitjet e tij’.
Nga ana tjetër, ai akuzoi se do të dalin në dritë të gjitha rastet e korrupsionit, duke përmendur kështu ish-drejtuesen e ISKSH-së, Elvana Hana. Nga ana tjetër, ligjvënësi Balla tha se ‘sa për përdhunime, ti je përdhunuar në 23 qershor nga shqiptarët’.
Balla përgëzoi vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Apelit, në lidhje me pezullimin e ndërtimeve të një kompleksi pallatesh, buzë digës së Liqenit Artificial, që sipas tij kishin lidhje dhe me Berishën e djalin e tij.
“Sot Tirana ka marrë një lajm shumë të mirë nga gjykata e Apelit, e cila ka pezulluar një kompleks ndërtimi në Digën e Liqenit, që do ti merrte frymën Tiranën. Ankimi është nga IKMT-ja dhe subjekti ndërtues është gener 2, ku ky zotëria ka zyrat me qera dhe i bie është ortak, dhe (ky zotëria është i nxehur) se s’merr dot komplekset. Jam i nderuar që janë zbuluar shkeljet dhe ne do mbështesim si grup parlamentar që të shkojnë në burg, duke nisur që nga ish-drejtuesja e ISKSH-së. Ta kemi thënë që në fillim Sali se kur do të fillojnë dhimbjet, s’do dish ku të shkosh. Se do e përdorësh këtë seli për të nxjerrë jashtëqitjet e tua. Sa për përdhunimet, ti je përdhunuar në 23 qershor nga shqiptarët.”, tha Balla.
Berisha: Sipërfaqen tek liqeni e ka sjellë Edi Rama kur unë isha kryeministër. Edi Rama e kaloi në 47 katëshe dhe e akuzoi miku i atij që kryesonte parlamentin për 20% ryshfet me kate. Edi Rama është akuzuar në mënyrë të përsëritur nga ndërtuesit se i kërkon 20%. Tani ka një proces gjyqësor. Atëherë nëse Edi Rama ka sjellë një kompani të tijën…Të dalë publikisht. Ti je një shpifarak, që nxjerr vilat në fotografi vetëm për të mbuluar sarajet e Surrelit, për të mbuluar vjedhjet që bën jot motër me tenderë. Prandaj shkon ti me 5 mijë euro biletat në Barcelonë. Për të mbuluar lidhjet që ke me Fatos Gjurat dhe kompani. Për sa i përket Shkëlzenit edhe njëherë të them këtu, ke marrë disa ndëshkime në gjyqe, je shpallur si një shpifës nga gjykatat. Ti nuk nxihesh se nuk ke fytyrë. Ato që ke thënë do i marrësh siç i ke thënë. Nuk ka pasur kurrë lidhje me kompaninë, s’ka pasur kurrë biznes me të.
Balla: Se si mund të jesh kaq gënjeshtar sa ti unë nuk e di. Zyrën tënde qindra mijëra euro e ke në pallatin Gener 2, e pra kompleksi që do të ndërtohej tek liqeni është i kësaj kompanie. Nuk ka shqiptar që nuk e di se ti dhe yt bir jeni ortakë. Nuk duhet të hysh në muhabete familjare. Një gjë po të them: i thuaj yt biri ta çojë kalin në Suedi.
(ed.me.m.k/BalkanWeb)