TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të CDU-CSU dhe SPD, të cilat votuan sot rezolutën që t’i rekomandohet qeverisë federale hapja e negociatave me kushte për Shqipërinë.

Teksa nuk i kursen ironitë, Berisha sulmon kryeministrin Edi Rama, ndërsa shton se narkoshteti është në ekstazë sepse mori kushte për çeljen e negociatave.

“O gezim te madh ka sot Edivin Mafia se u nda Shqiperia nga Maqedonia e Veriut!
Kenaqesi deri ne ekstaze narkoshteti se morem kushte, oh sa shume kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut asnje kusht po mori vetem nje Po dhe hapi negociatat!
Neser Cakaj nga Neë Jorku: O kushte te medha ka sot Shqiperia, rrofte e qofte Edvin Mafia!
Kurse Edvin Mafia: Nuk na duhen negociatat por na duhen kushtet!!! Sb”, shkruan Berisha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb