TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e quan inskenim dhe manipulim të kryebashkiakut Veliaj, dhunimin e 3 punonjëseve të Policisë Bashkiake. Berisha citon sërish qytetarin dixhital që sipas tij, tregon se 3 punonjëset pa shkuar Veliaj, qëndrojnë ulur, ndërsa pas vizitës së Veliajt, janë shtrirë në shtretërit e spitalit.

“Fotografi dixhital denoncon: Inskenimin e ulët të Erion Velisë dhe manipulimin e tij në spital me shëndetin e policeve bashkiake! Fotot flasin vet!”, thotë Berisha, duke publikuar edhe mesazhin e qytetarit. “Zoti Berisha shihni si gënjen Erjon Veliaj për shëndetin e policisë bashkiake. Shihni dy fotot në momente të ndryshme, një para se të vinte Erjoni e një pas”, thuhet në mesazhin e bërë publik nga Berisha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: