Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur sot në konferencën me gazetarët për drejtuesin e fushatës elektorale të PD në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita.
Duke iu përgjigjur gazetarëve, Berisha tha nga selia blu se njeriu që punoi për fitoren e Donald Trump dhe i konsideruar si një arkitektët kryesorë të triumfit të republikanit në zgjedhjet e 5 nëntorit 2024, është në aktivitet të plotë, ndërsa shtoi se PD ka komunikim të vazhdueshëm me të, online.
“Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë”, është shprehur Berisha.
Sali Berisha: Chris LaCivita unë të garantoj që është në aktivitet të plotë dhe unë jam në komunikim vazhdueshëm me bashkë krye strategun e fitores më të shkëlqyer në historinë e njerëzimit që ishte fitorja e Donald Trump.
Të vazhdueshëm, online.
Shpejt përfaqësuesi i firmës do të stacionojë këtu me ekipin tonë, ai do të vijë, do të shkojë. Me një fjalë është në aktivitet të plotë.
Unë nuk e di pse bëhet kjo pyetje. Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë.
(BalkanWeb)