Në studion e “Opinion” në News24 është debatuar lidhur me zhvillimet politike në vend. Deputetja e PD-së, Zheni Gjergji, tha se ka pasur një shtim të kontakteve mes Ambasadës së SHBA dhe Partisë Demokratike.
Gjergji tha se në vitin 2021 votat u blenë nga mazhoranca e sotme, ndërsa tha se qytetarët kërkojnë garanci që do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Deputetja demokrate tha se lideri i opozitës ka aftësinë që të bashkojë qytetarët. Në këtë kuadër ajo përmendi takimin e Berishës me pensionistët në Elbasan.
Por analisti Martin Leka tha se të jetë se kush mbledh më shumë pensionistë, Edi Rama apo Sali Berisha, unë them që mbledh Arlind Qori.
“Opozita është e përçarë. Ku është Lulzim Basha sot? Ku është Dashamir Shehi? Partia Demokratike është e përçarë”, tha Leka.
Deputetja Gjergji theksoi se ka probleme, por puna vazhdon bashkarisht.
Ndërkohë gazetari Almer Toska tha se partitë e reja kanë zero shanse për të marrë mandate deputetësh. Ai tha se as Lulzim Basha dhe as Dashamir Shehi nuk kanë vota, ndërkohë që për Agron Shehajn e partisë Mundësia, do të shikojmë sa vota ka në zgjedhjet e 11 majit.
“Non grata e SHBA për Berishën është vendim politik. Kuptojeni realitetin e ri politik, Berishën e liruan amerikanët”, tha Toska.
(BalkanWeb)