Rrëzohet me votat e socialistëve kërkesa për interpelancë e Sali Berishës me kryeministrit Edi Rama, për tenderat sekretë dhe tenderat që sipas kryedemokratit i marrin familjarët e kreut të qeverisë.
Interpelanca u lexua nga Albana Vokshi. Ishte gazetari i News24 Osman Stafa që raportoi dje se ishte refuzuar nga Kuvendi që kjo kërkesë të futej në rend të ditës.
Sipas nënkryetares Ermonela Felaj, kjo kërkesë ishte sjellë jashtë afateve. Ndaj socialistët rrëzuan sot me vota kërkesën e Berishës për mbajtjen e interpelancës me Sali Berishën, i cili ndodhet prej 30 qershorit në arrest shtëpie me vendim të GJKKO.
(BalkanWeb)