Momentet tensioni në sallën e Parlamentit pasi kreut të PD-së Sali Berisha i përfundoi koha për fjalën e tij. Kryetarja e Parlamentit tha se “çdo gjë është automatike” dhe se “Berisha e kishte përfunduar kohën e tij”. Ndërkohë kanë reaguar deputetët e PD, të cilët kanë protestuar dhe janë ngritur më këmbë në mënyrë që kryedemokrati të përfundojë fjalën në foltore.

Më pas Spiropali e ka lejuar dhe 30 sekonda Berishën për të konkluduar. Kreu i PD tha se rikthimi i tij i tretë do jetë më i suksesshmi dhe se maxhoranca është e pashprese.

“Unë e kuptoj që ju ishit që unë të mos flisja më në këtë sallë, por ju siguroj që rikthimi më i suksesshëm në histori i Sali Berishës do jetë rikthimi i tretë. Në këtë aspekt, jeni të pashpresë. Ju të pashpresë, shqiptarët me shpresë. Ju të pashpresë, shqiptarët me shpresë të madhe. Ne jemi shpresa e fundit e shqiptarëve, ne nuk do i zhgënjejmë ata”, tha Berisha.

Kryeministri Edi Rama mungon në këtë seancë pasi do të zhvillojë disa takime në Bruksel.

Buxheti i vitit 2025 parashikohet 3 herë më i madh se ai i 2013-ës. Megjithatë nga ana e opozitës ka akuza ndaj socialistëve për propagandë para zgjedhjeve parlamentare.

Deri në këto momente seanca ka qenë e qetë, pa tensione dhe me debate normale e replika me palëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb