Në seancën stërvitore të Kombëtares ditën e sotme grupi ka qenë i plotë pasi në dispozicion të Panucci-t janë vendosur Hysaj, Gjimshiti e Berisha, lojtarë që për arsye të ndryshme munguan dje në seancën e parë.

Me rikthimin e këtyre 3 lojtarëve problemi i vetëm paradite ishte stërvitja e diferencuar e Berishës, i cili vuan nga një lëndim në kofshë. Por në seancën e pasdites “gardiani” i skuadrës së Atalantës është parë të stërvitet normalisht së bashku me dy portierët e tjerë, Thomas Strakosha dhe Alban Hoxha. Të tre portierët kanë punuar nën kujdesin e përgatitësit të portierëve, Ilir Bozhiqi.

Një detaj interesant ka të bëjë me numrin që do të mbajë mbrojtësi Herdi Prenga, i cili në mungesë të Frederic Veselit të dëmtuar u ftua për sfidën miqësore të kuqezinjve. Ai mban numrin 5, që më parë e ka mbajtur ish-kapiteni Lorik Cana dhe më pas është mbajtur nga futbollisti i Empolit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb