TIRANE

Dashamir Shehi, kreu LZHK-së i ftuar në studion e “A Show” pranon që partia që ai drejton është inekzistente, pra jo grupim i rëndësishëm por kjo gjë nuk e intimidon aspak.

Përballë Adi Krastës ai tregoi edhe marrëdhëniet me Sali Berishës, një konflikt me të dhe disa gjëra që s’ka për t’i kapërditë kurrë.


Adi Krasta: Je drejtues i një partie inekzistente?


Dashamir Shehi: Po, mund të them që drejtoj një klub elektoral


Adi Krasta: Pra, jo grupim i rëndësishëm…

Dashamir Shehi: Jo, po të isha do kisha bërë tjetër përcjellje, disave do ua kisha treguar edhe vendin

Adi Krasta: Kryeministrat në Shqipëri kanë qenë të ashpër autoritarë, populli ua kërkon gati gati këtë…Në këtë prizëm edhe Berisha ka qenë i vështirë. Unë di që ke pasur marrëdhënie të lehtë me të…pse?

Dashamir Shehi: Është krejt e kundërta. Unë kam dhënë njëherë dorëheqje në ’93, deri sa desh i shkëputëm marrëdhëniet, por kam fituar autoritet dhe dinjitet. Pra, jam njeri që e dorëzon pushtetin për autoritetin. Atë ditë jam bërë ministër. Ka shumë gjëra të Berishës që nuk kam për t’i kapërdirë kurrë. Brenda llojit të vetë ca rregulla shteti ai i ka respektuar.
(m.a/BalkanWeb)