Gazetarja Anila Basha dhe deputetja e PD, Ilda Dhori u përfshinë nga debatet në programin “Opinion” në News24. Dhori tha se mazhoranca nuk do të arrijë të marrë 70 mandate në zgjedhjet e ardhshme të 11 majit. Ajo shtoi gjithashtu se kryetari i PD, Sali Berisha është më i votuari në radhët e opozitës dhe si rrjedhojë ai do të jetë kandidat për kryeministër.
Nga ana tjetër, Basha kujtoi se sondazhet nuk janë në favorin e PD, ndërsa shtoi se opozita nuk ka promovuar figura të reja dhe as ka lidhur marrëveshje me partitë e tjera opozitare me PS.
Debati
Ilda Dhori: Qeveria nuk do të marrë 70 mandate në 11 maj. Nuk mendoj se do t’ia arrijë. Mosmarrja e 70 mandateve nga qeveria është automatikisht fitore për PD dhe opozitën që do të garojë përballë mazhorancës së Edi Ramës.
Anila Basha: Deputetja do që të jetë optimiste për pjesën e partisë së vet. Ka zhgënjime nga qytetarët, ka rënie të disa eksponentëve kryesorë të mazhorancës. Ka dhe frikë e apati nga opozita. Vetë protestat e opozitës e kanë dëshmuar mungesën e qytetarëve në këto aktivitete ku synohet me maksimizohet vëmendja e opozitës. Qytetarët kanë qenë indifirentë. PD që është kryesorja e opozitës duhet të ketë platformë bashkëpunimi me të gjitha forcat që kundërshtojnë qeverinë. Nuk ka një letër të firmosur me aleatët e saj që të dimë se kush janë dhe çfarë do të bëjnë në zgjedhje. Para se të arrijmë te qeveria teknike duhet të ketë një dokumentë të mirëmenduar të bazuar në parime. Pjesa më e madhe e hallit të këtyre në tryeza është se kush do të jetë në lista. Kjo nuk ndodh te mazhoranca. Të vjetrit kanë rënë në grepin e SPAK, te platforma deputeti që duam ka një koncept të ri, me elementë të papërlyer, me vokacion publik shumë të mirë, jo të gjithë duhet të jenë star televizioni, do t’i hedhë në treg si mënyrë rifreskimi të PS. Kush janë elementët e rinj të PD? Më thoni si janë sondazhet?
Ilda Dhori: Berisha është më i votuari në PD. Flas brenda PD.
Anila Basha: Keni humbur 3 palë zgjedhje.
Ilda Dhori: Me votë do të caktojmë edhe kandidatin për kryeministër në zgjedhjet e 11 majit. Berisha është më i votuari dhe do të jetë kandidat për kryeministër.
(BalkanWeb)