TIRANE

Ish-kryeminsitri Sali Berisha, ka komentuar grabitjet e ndodhura gjatë natës  në vend. Me anë të një postimi në Facebook Berisha ka komentuar grabitjet e bizneseve në Lushnjë dhe në Tepelenë. Ish kryeministri shprehet se ky ishte mëngjesi i maskave, të cilat kryen gjashtë grabitje në vend.

Statusi i plotë
Mengjes i maskave, apo i 6 plaçkitjeve me maska!
Te dashur miq, ky ishte mengjesi i maskave, nga ora 3 gjer ne ora 6 te mengjesit maskat me uniforme dhe pa uniforme kryen 6 plaçkitje. Keshtu, ne Tepelene rreth ores 03:00 te mengjesit maska me uniforme zbrazen plotesisht me plaçkitje nje supermarket, nje pastiçeri, nje bulmetore dhe dy banesa private. Ekipi i hajnave pas plaçkitjeve hoqi maskat por jo uniformen dhe u kthye ne detyre. Po keshtu ne Lushnje, kater maska thyen dhe zbrazen nje argjentari. Pas plaçkitjes hajnat hoqen maskat u larguan te qete, dy prej tyre u nisen per Tirane per t’ju dhuruar dy ministrave per hanemet dhe nje ministreshe gjerdane dhe byzylyket e qendisur me brilante dhe flori.
Gazetaret pyeten ministrin Lleshaj per 6 plaçkitjet ne mengjesin e maskave. Ai dha pergjigjen standarte: per vjedhjet, vrasjet, krimet nuk pergjigjet ministri por pergjigjet policia. Prandaj shkoni pyesni policine. Ministri pergjigjet vetem per vetedorezimet si ajo e Eskobarit dhe pike!?!? sb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb