“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA”.

Është ky reagimi i ambasadës së SHBA në Tiranë për News24 lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha.

Zyra e Shtypit e Ambasasës së SHBA në Tiranë, e pyetur nga News24 se a ka një koment pas vendimit, bën këtë koment:

“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.

Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”. 

…Ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA”, vijon ambasada amerikane.

Gjykata e Apelit vendosi tre ditë më parë t’i kalojë vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës. Vendimi erdhi pas një sage gjyqësor tre vjeçare nga shkalla e parë e deri te Gjykata e Lartë. Kjo e fundit disa muaj më parë detyroi Gjykatën e Apelit që të marrë një vendim përfundimtar. Në arsyetimin e tij, Apeli vendosi të njohë vendimin e Agron Zhukrit të 25 marsit 2022 që njohu si legjitim mbledhjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, ndërsa Partia Demokratike zyrtare nuk u pranua si palë në proces.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb