TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dorëheqjen e Nasip Naços si Ministër Drejtësie dhe sipas tij kjo është një dëshmi e shkërmoqjes së kabinetit të “aleancës së qelbësirave”.


Berisha shkruan në profilin e tij në Facebook se Naço nuk mund të pajtohej me Ramën dhe përjashtimin e Ministrisë së Drejtësisë nga reforma e drejtësisë dhe zëvendësimin e tij nga Fatmir Xhafa.


“Një dorëheqje si dëshmi e shkërmoqjes së kabinetit të “aleancës së qelbësirave”! Të dashur miq, Naço dha dorëheqjen, si dëshmi e shkërmoqjes së “aleancës së qelbësirave”. Ai nuk mund të pajtohej me Edi Ramën dhe përjashtimin e ministrisë së drejtësisë nga reforma e sistemit të drejtësisë dhe zëvendësimin e tij dhe ministrisë që ai drejtonte, nga Fatmir Xhafa, përfaqësuesi i klaneve të drogës dhe krimit dhe suita e tij, që ka hartuar, në përputhje me urdhrat e Ramës, projektin e asgjësimit të pushtetit gjyqësor dhe zëvendësimit të tij me vullnetin e Edi Ramës!”, shkruan Berisha.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: