Kreu demokrat Sali Berisha ka mbajtur 1 minutë heshje në nderim të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Berisha u shpreh se shqiptarët i dhanë lamtumirën sot gjeniut botëror të letrav

“Sot shqiptarët në Tiranë, Shqipëri dhe kudo që ndodhen i dhanë lamtumirën e fundit gjeniut botëror të letrave, shkrimtarit që qëmtoi në kohëra shpirtin shqiptar, shkrimtarit atdhetar që arriti apo ngriti në një Olimp të vërtetë letrat shqiptare, Ismail Kadaresë.

Ndaj dhe unë, për të shprehur nderimin, mirënjohjen tonë të pakufishme për shërbimet e tij ndaj kulturës, shpirtit dhe kombit shqiptar, ju ftoj ta nderojmë me një minutë heshtje gjeniun botëror të letrave, Ismail Kadarenë.

I përjetshëm kujtimi i tij”, tha Berisha në nisje të fjalës që mban çdo pasdite përpara mbështetësve të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb