TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me “ringjalljen” e diktatorit Enver Hoxha me Bunker-Artin, ka poshtëruar qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ata që vuajtën nga ky regjim. Në faqen e tij të Facebook, Berisha e ka krahasuar Ramën me ish-presidentin Ramiz Alia, i cili bërë diktatorin me muze shtetëror, i dyti shqiptar pas Skënderbeut.

“Me këtë akt të pashembullt, tejet të shëmtuar, Edi Rama, njëlloj si Ramiz Alia tre dekada më parë, bënë diktatorin gjakatar, sundimtarin më mizor të historisë sonë, Enver Hoxhën, njeriun e dytë pas Skëndërbeut, me muze shtetëror”, ka shkruar Berisha.

Ai ka deklaruar se bunkeri ka qenë i paarreduar dhe se fotot dhe gjithçka tjetër është ofruar nga “zonja e zezë e Enver Hoxhës”. Berisha ka mohuar dhe faktin se bunkeri është anti-bërthamor. “Në “art muzeun” e të atit të tij shpirtëror, të ngritur në një vend komandë për kohë lufte dhe absolutisht jo bunker antinuclear, Rama kishte përzgjedhur me kujdes fotografi të moshave të ndryshme të diktatorit barbar, dhomat e gjumit, sallat e mbledhjeve, të kinemasë, etj, të orenduar të gjitha rishtas. Shtoj këtu se në atë bunker, ndryshe nga sa mashtroi paftyrësisht Edi Rama shqiptarët, nuk ka ekzistuar deri para një viti asnjë foto e Enverit, asnjë objekt, shtrat, jorgan, batanije, tavolinë, harta apo mjete të tjera të kohës së tij. Të gjitha janë ofruar nga zonja e zezë e Enver Hoxhës, familjes dhe arkivat e saj”, është shprehur ish-kryeministri.

Më tej Berisha, është shprehur se Rama ka shpërdoruar 1 mln euro para të taksapaguesve shqiptar, të cilat ia besoi, siç thotë ai, pa tender Karlo Bolino, duke i ngritur “art muzeun”, diktatorit Hoxha.

“Duke i ngritur “art muzeun” e diktatorit Hoxha, me rreth 1 milion euro, para të taksapaguesve shqiptarë, të cilat ia besoi, pa tender, Karlo Bolinos, Edi Rama poshtëron një popull të tërë që përjetoi, gjatë sundimit të Hoxhës, izolimin më të thellë të historisë së tij”, ka thënë Berisha. Në fund ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen për të larguar nga pushteti kryeministrin Rama.

(Më poshtë deklarata e plotë e Sali Berishës, e bërë në facebook)

Edi Rama inauguroi më 22 nëntor Muzeun e Enver Hoxhës, atit të tij shpirtëror, Hitlerit shqiptar të Pasluftës!

Të dashur miq, më 22 nëntor qindra mijëra shqiptarë shprehën zemërimin, përçmimin, neverinë e tyre ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Në të njëjtën orë, të të njëjtës ditë, Edvin Kristaq Rama inauguroi në Shish Tufinë muzeumin e Enver Hoxhës, atit të tij shpirtëror, Hitlerit shqiptar të Pasluftës.

Me këtë akt të pashembullt, tejet të shëmtuar, Edi Rama, njëlloj si Ramiz Alia tre dekada më parë, bënë diktatorin gjakatar, sundimtarin më mizor të historisë sonë, Enver Hoxhën, njeriun e dytë pas Skënderbeut, me muze shtetëror.
Neo-bllokmeni Edi Rama, në muzeun e atit të tij shpirtëror, natyrisht nuk ka ekspozuar ekzekutime pa gjyqe, kampe, burgjet e tmerrshme të diktaturës, nuk ka paraqitur mjetet mesjetare të torturave çnjerëzore, vdekjet nga uria dhe sëmundjet në sistemin kolektivist apo izolimin dhe mjerimin me të thellë në histori të qytetarëve shqiptarë. Këto, “art muzeu” i Ramës për Enver Hoxhën, kurrë nuk mund t’i kishte.

Në “art muzeun” e të atit të tij shpirtëror, të ngritur në një vend komandë për kohë lufte dhe absolutisht jo bunker antinuklear, Rama kishte përzgjedhur me kujdes fotografi të moshave të ndryshme të diktatorit barbar, dhomat e gjumit, sallat e mbledhjeve, të kinemasë, etj, të orenduar të gjitha rishtas. Shtoj këtu se në atë bunker, ndryshe nga sa mashtroi paftyrësisht Edi Rama shqiptarët, nuk ka ekzistuar deri para një viti asnjë foto e Enverit, asnjë objekt, shtrat, jorgan, batanije, tavolinë, harta apo mjete të tjera të kohës së tij. Të gjitha janë ofruar nga zonja e zezë e Enver Hoxhës, familjes dhe arkivat e saj.

Duke i ngritur “art muzeun” Enver Hoxhës, Edi Rama, njeriu që në të gjithë fëmijërinë dhe adoleshencën e tij për shkak të problemeve serioze psikike, e përfytyronte dhe e mendonte Hoxhën si babain e tij të vërtetë, shkelmon mbi gjakun, shpirtrat, lumenjtë e dhimbjeve dhe sakrificave mbinjerëzore të qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë që u ekzekutuan nga skuadrat e pushkatimit të diktatorit gjakësor, që u burgosën, internuan, vetëm e vetëm për liritë e të drejtat që gëzojmë ne sot, apo që jetuan si skllevër dhe vdiqën nga sëmundjet dhe uria në kooperativat dhe fermat e sistemit diktatorial Hoxhist.

Duke i ngritur “art muzeun” e diktatorit Hoxha, me rreth 1 milion euro, para të taksapaguesve shqiptarë, të cilat ia besoi, pa tender, Karlo Bolinos, Edi Rama poshtëron një popull të tërë që përjetoi, gjatë sundimit të Hoxhës, izolimin më të thellë të historisë së tij.

Duke ngritur “art muzeun” e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftës, idhullit të tij shpirtëror, në 25 vjetorin e rënies së murit të Berlinit, Edi Rama përdhos në këtë përvjetor Lëvizjen Studentore, përpjekjet e atyre qindra mijëra shqiptarëve që përmbysën në dhjetortë vitit 1990 regjimin hoxhist dhe murin e Berlinit, në segmentin më të trashë, më të tmerrshëm të tij në Tiranë, ofendon në mënyrën më të rëndë Partinë Demokratike dhe forcat antikomuniste në Shqipëri, që tërhoqën zvarrë, në rrugët e Tiranës, shtatoren e tiranit dhe përmbysën bustet e gjalla të bllokmenëve hoxhistë.

Gjatë inaugurimit të muzeut të diktatorit gjakatar Enver Hoxha, Edi Rama i rritur në parajsën e bllokut gjakpirës, ku nuk i mungonte as qumështi i dallëndyshes, ndërkohë që qindra, mijëra e miliona shqiptarë vuanin nga uria kronike, vlerësoi si një thesar të çmuar të trashëgimisë sonë bunkerin e Hoxhës. Në të vërtetë ai është simboli i urryer i një procesi unik në historinë e një vendi, atë të ndërtimit me djersën dhe gjakun e shqiptarëve të 750 mijë bunkerëve në mbarë vendin, proces që shndërroi Shqipërinë në vendin e tretë më të varfër të planetit.

Duke inauguruar muzeun e babait të tij shpirtëror ditën e protestës më të madhe, që nga shkurti i vitit 91, të shqiptarëve kundër shtetit policor, mashtrimeve të pa shembull elektorale, rritjes së madhe të varfërisë, papunësisë, mjerimit, taksave, çmimit të energjisë, tarifave te studentëve, Edi Rama me cinizëm ekstrem sfidoi revoltën mbarë popullore me rehabilitimin e Enver Hoxhës! Ndaj ju bëj thirrje mbarë shqiptarëve të vazhdojmë të bashkuar pa dallime partiake dhe të shporrim sa më parë Edvin Kristaq Ramën dhe bastardët e bllokut nga pushteti!! sb

 

Ndërkohë portali informativ www.pol-al.com ofroi edhe dokumenta që tregojnë për kalimin e fondeve tek subjektet përkatëse për rikonstruksionin e bunkerit. Sipas këtij portali, Ministria e Mbrojtjes ka akorduar një fond diku tek 5 milionë lekë për meremetimin e mureve të Bunkerit, ndërsa Ministria e Kulturës ka akorduar një fond, mbi 100 mijë dollarë, për instalacione dhe projeksione.
Më poshtë shkrimi i plotë i pol-al:
Në Tiranë u përurua Bunk’art, një muze tashmë-modern ku njerëzit janë ftuar ta vizitojnë. Dikur një bunker i sigurisë më të lartë, i mbrojtur dhe nga sulmet atomike, i dedikuar ekskluzivisht për ish-udhëheqjen komuniste, në rast të krijimit të rrethanave të jashtëzakonshme të luftës.
Rikonstruksioni i këtij Bunkeri special, ishte planifikuar me kohë nga Komisioni Shtetëror i Organizimit të Festave të Nëntorit.
Ministria e Mbrojtjes bëri kalimin e pronës fizike të Bunkerit, ndërsa Ministria e Kulturës organizoi procedurën për rikonstruksionin e Bunkerit dhe më pas ekspozimin për publikun.
Është folur shumë për këtë Bunker, ministrja e Kulturës i kushtoi dhe një fjalim mbresëlënës kësaj vepre të rikonstruktuar, në ditën e inagurimit.

 

Dok 1
Nga ana tjetër, dihet shumë pak mbi procedurën, fondet dhe mënyrën se si u realizua ky rikonstruksion i Bunkerit. Nuk dihet sa është fondi i shpenzuar, apo nëse procedura parashikon vetëm rikonstruksionin apo dhe dhënie ‘në përdorim’ të këtij Bunkeri.
Në faqen elektronike të Ministrisë së Kulturës nuk ka të dhëna mbi procedurën mbi financimin e këtij rikonstruksioni, ndërsa Pol.al ka mësuar se është një kompani italiane ajo e cila është angazhuar për realizimin e punimeve.
Burime nga Ministria e Mbrojtjes bënë të ditur se kjo ministri ka akorduar një fond diku tek 5 milionë lekë për meremetimin e mureve të Bunkerit, ndërsa Ministria e Kulturës ka akorduar një fond, mbi 100 mijë dollarë, për instalacione dhe projeksione.
Nuk ka të dhëna sa është fondi i plotë i Ministrisë së Kulturës, ndërsa burime të rezervuara bëjnë të ditur se njëra nga kompanitë kryesore të angazhuara nga kjo ministri quhet “Spazio Eventi Albania”.
Kjo kompani është krijuar në prill të vitit 2014, dhe pjesën dërrmuese të aksioneve i kontrollon znj. Lindita Dode, e cila rezulton një bashkëpunëtore e vjetër dhe financiere e investitorit italian në media Karlo Bolino.
E njëjta kompani, pra “Spazio Eventi Albania” rezulton se ka qenë e angazhuar në disa aktivitete të zhvilluara nga Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të fushatës për kancerin e gjirit.
Interesant eshte fakti se nje kompani e quajtur Prosound shpk, e cila ka fituar dhe nje tender tjeter te shume debatuar te Ministrise se Kultures, per dekorin e vizites se Papes (se bashku me kompanine “EAG Communications”) ka publikuar ne faqen e saj ne Facebook, nje flete-projekt te punimeve qe do kryente. Ne fleten e ekspozuar ishin parashikuar dhe punime per “Tunelin”, ndersa anash ketij shenimi ne flete, ishte shkruar emri: Karlo Bolino.
Duket se ka qene investitori i medias Bolino, porositesi i ketyre punimeve ne tunelin-bunker, nese i referohesh fletes se ekspozuar nga kompania Prosound.

 

dok 2
Fleta e planit te punes e ekspozuar nga kompania “Prosound” ne Facebook, ku perkrah planit per punime ne Tunel shkruhet emri: Karlo Bolino

 

 

(mi.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: