Anëtar i grupi nismëtar të partisë “Djathtas 1912” Edvin Kulluri, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli në lidhje me krijimin e partisë dhe qëndrimet e saj përballë opozitës aktuale.
Ndërsa sqaronte konservatorizmin dhe qëndrimin e “Djathtas 1912”, ai u shpreh se kreu i PD Sali Berisha është bërë qesharak në kalimin e tij nga anëtar i Partisë së Punës, te PD.
“Berisha kampioni i inkoherencës deri në kufijtë e qesharakes. Nga pjesë e partisë së punës kaloi në PD, i ka ngelur vetëm të jetë pjesë e partisë fashiste. Megjithëse atë që ndodhi me PS kishte natyrë fashiste, vetëm Musolini rrihte njerëz rrugëve të Romës”, tha ai.
(BalkanWeb)