Partia Demokratike thotë se në vitet 2005-2013, Agjencia e Kthimit dhe e Konpensimit të Pronave ktheu 106 mijë hektarë tokë, nga të cilat mbi 14 mijë truall, të tjera tokë bujqësore, kullota.
Sipas Berishës, kjo agjenci arriti të rikthejë qindra e qindra objekte, dhe të dëmshpërblejë financiarisht ish-pronarët me 37 milionë euro.
“Agjencia, përveç këtyre, përzgjodhi 71 mijë hektarë tokë publike për të kompensuar pronarët. Pra, krijoi një fond vërtet të fuqishëm për kompensimin e pronarëve për tokat që nuk i kishin më.
Në një mënyrë, ose një tjetër krijoi fermat e vogla në fshat, por prap ajo hodhi hapa të drejta për kompensimin fizik të pronës dhe filloi ta aplikojë në bashkëpunim me pronarët atë skemë”, tha Berisha.
Por, sipas Berishës, me ardhjen në pushtet të PS në vitin 2013, procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave, eci shumë ngadalë.
“Nga viti 2014 gjer sot janë zgjidhur gjithsej 800 dosje. Është bërë gjithçka që kthimi dhe kompensimi i pronave të pengohet në shkallën më maksimale. Nga 26 mijë dosje, janë zgjidhur gjithësej 800 dosje. Jo vetëm kaq. Pra, dëshmia e një vullneti për të mos zgjidhur problemin e pronave”, tha Berisha.
(Balkan Web)